“Një gotë për Dorin”, një mbrëmje poetike në Durrës në kujtim të Teodor Kekos
Ka njerëz që ikin nga jeta, por nuk ikin kurrë nga fjalët që kanë lënë pas. Ka vargje që koha nuk i zbeh, sepse brenda tyre mbetet një zë, një dashuri, një kujtim dhe një mënyrë e veçantë për ta parë jetën. Në Durrës, poezia e Teodor Kekos u rikthye pikërisht në këtë hapësirë mes mungesës dhe kujtesës, përmes një mbrëmjeje që mbajti emrin “Një gotë për Dorin”. Në Muzeun Etnografik të Durrësit, fjala e poetit, shkrimtarit dhe publicistit u bë sërish e dëgjueshme. Trupa e Teatrit “Aleksandër Moisiu” e solli krijimtarinë e tij në skenë përmes një serie interpretimesh që e kthyen poezinë në një përjetim të drejtpërdrejtë, duke i dhënë publikut mundësinë të takohej edhe një herë me botën letrare të Kekos. Mimoza...
Burimi:
kultplus.com