Johann Georg von Hahn, diplomati që ia prezantoi botës kulturën shqiptare

Johann Georg von Hahn, diplomati që ia prezantoi botës kulturën shqiptare

Më 11 korrik 1811 lindi në Frankfurt diplomati austriak me origjinë gjermane Johann Georg von Hahn, një nga figurat më të rëndësishme në historinë e studimeve shqiptare, i njohur gjerësisht si “babai i albanologjisë”. Pas studimeve për drejtësi, Hahn shërbeu si konsull i Austrisë në Athinë dhe më pas në Janinë. Pikërisht gjatë qëndrimit të tij në trojet shqiptare ai u njoh nga afër me historinë, kulturën dhe traditat e shqiptarëve, ndërsa mësoi edhe gjuhën shqipe, e cila do të bëhej një nga fushat kryesore të kërkimeve të tij. I frymëzuar nga pasuria kulturore e shqiptarëve, Hahn ndërmori disa udhëtime kërkimore në Shqipëri, Kosovë dhe vise të tjera të Ballkanit. Fryt i kësaj pune ishte botimi, në vitin 1854, i veprës monumentale “Albanische Studien” (Studime...