Jaupaj: Zyrë e dedikuar administrimi në Parkun Kombëtar të Alpeve
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi sot një takim pune me punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), të cilët janë të angazhuar në menaxhimin e përditshëm të Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare. Sipas ministrit, në takim morën pjesë edhe ekspertë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) në kuadër të projektit GEF/UNEP për forcimin e menaxhimit financiar të parkut, me të cilët sipas tij diskutuan hapat e nevojshëm për ta bërë këtë park më të qëndrueshëm, jo vetëm nga pikëpamja mjedisore, por edhe financiare. Jaupaj bëri të ditur se një nga prioritetet kryesore është rritja e të ardhurave të parkut përmes mekanizmave inovativë, si Tourist Pass dhe shërbimeve të lidhura me turizmin natyror. Sipas tij, këto të ardhura duhet të...
Burimi:
kultplus.com