INSTAT: 1.272 shfaqje dhe premiera në institucionet qëndrore të artit gjatë vitit 2025

INSTAT: 1.272 shfaqje dhe premiera në institucionet qëndrore të artit gjatë vitit 2025

Në institucionet qëndrore të artit dhe kulturës gjatë vitit të kaluar janë organizuar mbi 1 mijë shfaqje dhe premiera. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë gjithashtu dhe për mbi 170 mijë spektatorë në këto institucione gjatë vitit të kaluar.  “Gjatë vitit 2025, janë organizuar gjithsej 1.272 shfaqje dhe premiera në institucionet qëndrore të artit, ndërsa numri i spektatorëve arriti në 171.607”, bëhet me dije nga Instituti i Statistikave për shfaqjet në institucionet qëndrore të artit dhe numrin e spektatorëve në 2025. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë gjithashtu se gjatë vitit 2025, u zhvilluan 314 aktivitete kulturore me pjesëmarrje ndërkombëtare në Shqipëri, me gjithsej 261.654 pjesëmarrës. “Kosova, vendet e Bashkimit Evropian dhe Arabia Saudite shënuan numrin më të lartë të aktiviteteve dhe pjesëmarrësve”,...