IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, i vlefshëm për sot. Sipas IHMK-së, gjatë kësaj periudhe priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të sjellin stuhi lokale me bubullima, të shoqëruara në disa rajone me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish. Instituti vlerëson se kushtet atmosferike mund të shkaktojnë rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë, përmbytje të shpejta lokale, dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe telekomunikacion, si dhe dëme në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore. Gjithashtu, ekziston mundësia e rritjes së rrezikut për zjarre si pasojë e shkarkimeve atmosferike. IHMK u bën thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen...