Historia e një kulture që nisi në muret dhe vagonët e Nju Jorkut

Historia e një kulture që nisi në muret dhe vagonët e Nju Jorkut

Para se graffiti të bëhej pjesë e pandashme e kulturës urbane dhe hip-hopi të merrte përmasa globale, në metrotë e Nju Jorkut po zhvillohej një prej revolucioneve më të rëndësishme artistike të shekullit XX. Në qendër të kësaj historie qëndron Fab 5 Freddy, artisti dhe pionieri i hip-hopit, i cili tash po e rrëfen atë periudhë në autobiografinë e tij të re. Fred Brathwaite, i njohur si Fab 5 Freddy, rikthehet te vitet ’70 në Nju Jork, kur vagonët e metrosë shndërroheshin në sipërfaqe të lëvizshme për artistët e graffiti-t. Në Bronx, në stacionin 149th Street/Grand Concourse, një prej pikave të rëndësishme të rrjetit të metrosë, artistët mblidheshin për të parë krijimet e reja, për të shkëmbyer informacione dhe për të ndërtuar një skenë që...