Haxhiu kujton Adem Demaçin: Emri i tij kishte kaluar kufijtë e Kosovës shumë para lirisë

Haxhiu kujton Adem Demaçin: Emri i tij kishte kaluar kufijtë e Kosovës shumë para lirisë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bënë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe shkrimtarit Adem Demaçi, duke e vlerësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të përpjekjes së Kosovës për liri. Haxhiu tha se jeta e Demaçit lidhi disa etapa të historisë së Kosovës, duke kujtuar se ai ishte pjesë e rezistencës politike në kohën kur kërkesa për liri dënohej me burg dhe mbeti aktiv edhe pas çlirimit të vendit. “Jeta e tij lidhi disa etapa të historisë sonë. Ai ishte pjesë e rezistencës politike në kohën kur kërkesa për liri dënohej me burg, ishte zë i të drejtave të shqiptarëve kur ato mohoheshin dhe mbeti...