Gjuha shqipe bashkon mësuesit e diasporës, nis Seminari XIX Mbarëkombëtar në Kosovë

Gjuha shqipe bashkon mësuesit e diasporës, nis Seminari XIX Mbarëkombëtar në Kosovë

Seminari XIX Mbarëkombëtar i Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë, veprimtaria më e rëndësishme vjetore kushtuar mësimdhënies së gjuhës shqipe jashtë atdheut. Seminari që nisi punimet në Kosovë organizohet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të të dy vendeve për mbështetjen e arsimit në diasporë. Nga Qendra e Botimeve për Diasporën thuhet se me temën “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”, seminari do të zhvillohet deri më 31 korrik dhe ka mbledhur mbi 200 mësues të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës, studiues, ekspertë të arsimit dhe përfaqësues institucionesh, të cilët...