“Gjon Mili: Retrospektivë”, ekspozita që sjell fotografinë përtej imazhit të zakonshëm
Ekspozita “Gjon Mili: Retrospektivë” në muzeun “Marubi” me një koleksion origjinal të fotografit të njohur. Ekspozita po vijon ditët në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës, ku muzeu shprehet se çdo fotografi është një surprizë që të ndalon dhe të bën të shohësh ndryshe. “Ekspozita “Gjon Mili: Retrospektivë” ju fton të përjetoni nga afër një univers ku fotografia nuk është vetëm imazh por energji, ritëm dhe eksperiment. Për herë të parë në Shqipëri, një koleksion origjinal i Milit sjell momentet që ndryshuan mënyrën si e shohim kohën dhe lëvizjen. Nga vizatimet me dritë te imazhet që kapin të padukshmen, çdo fotografi është një surprizë që të ndalon dhe të bën të shohësh ndryshe. Ky është një udhëtim në zemër të inovacionit artistik...
Burimi:
sot.com.al