Udhëtonte me makinë me Ulian Shpatarakun/ Policia e Durresit detaje nga arrestimi i Agasit
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka finalizuar operacionin policor të koduar “The Wanted”, në kuadër të të cilit është arrestuar Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Agasi është kapur në Durrës, ndërsa në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Ulian Shpataraku, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e shpallur në kërkim. Burime të raportimeve për ngjarjen bëjnë me dije se Agasi dhe Shpataraku dyshohet se janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin së bashku në një automjet. Më pas, ata kanë udhëtuar në drejtim të Durrësit, ku janë ndaluar...
Burimi:
ntv.al