Gjirokastra e kthen traditën në një skenë të gjallë për turistët
Në Gjirokastër, historia nuk qëndron vetëm pas mureve të gurta të shtëpive karakteristike apo në sallat e muzeve. Në ditët e verës, ajo del në rrugë, merr zë përmes këngëve dhe ritëm përmes valleve, duke u bërë pjesë e përvojës së vizitorëve që mbërrijnë në qytetin e gurtë. Gjatë fundjavave, kalldrëmet dhe hapësirat karakteristike të Gjirokastrës gjallërohen nga tingujt e muzikës popullore shqiptare. Ansamblet folklorike sjellin në qendër të vëmendjes këngët, vallet dhe veshjet tradicionale, ndërsa turistët ndalojnë për t’i ndjekur nga afër performancat. Për shumë prej tyre, kjo është më shumë se një shfaqje. Është një mënyrë për ta njohur Shqipërinë përmes kulturës së saj, për të parë traditat të interpretuara në vendin ku ato kanë marrë jetë dhe për t’u afruar me një...
Burimi:
kultplus.com