Gërmime arkeologjike në Elbasan, mozaikët e zbuluar i përkasin një faze më të hershme të bazilikës paleokristiane
Gërmimet arkeologjike në kuadër të projektit kërkimor “Lagja romake-bizantine jashtë mureve të Castrum Scampis – Bazilika paleokristiane extra muros”, të zhvilluara nga Instituti i Arkeologjisë i Akademisë së Shkencave në zonën e Scampis, kanë sjellë një zbulim të rëndësishëm: mozaikë të panjohur më parë, që i përkasin një faze më të hershme të bazilikës paleokristiane jashtë mureve të qytetit antik. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thotë se mes tyre spikat një mozaik polikrom me skenën e Eukaristisë, i ruajtur në gjendje shumë të mirë, si edhe një mbishkrim ku përmenden dy dhurues, ndër ta diakonesha Euridyce. “Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) dhe, në vijim të këtyre zbulimeve që pasurojnë njohuritë mbi historinë e Elbasanit dhe trashëgiminë...
Burimi:
sot.com.al