Gastronomia e qëndrueshme në fokus të “Italian Night” në Prishtina Gastronomy Festival

Gastronomia e qëndrueshme në fokus të “Italian Night” në Prishtina Gastronomy Festival

Dilara Sollova Në kuadër të edicionit të sivjetmë të Prishtina Gastronomy Festival, mbrëmja italiane, “Italian Night”, solli në qendër të vëmendjes jo vetëm shijet karakteristike të kuzhinës italiane, por edhe një diskutim mbi rëndësinë e gastronomisë së qëndrueshme, duke bashkuar profesionistë të njohur të artit kulinar, studentë, kuzhinierë dhe publikun.Paneli u zhvillua me pjesëmarrjen e tre emrave të njohur të gastronomisë italiane: Salvatore Urso, chef dhe instruktor i arteve kulinare, Fernando De Vito, chef dhe pedagog i gastronomisë, si dhe Paolo Aprile, chef dhe drejtor i Polo Tecnica del Mediterraneo “Aldo Moro”. Përmes përvojave të tyre, ata ndanë modele të zhvillimit të gastronomisë që mbështeten në traditë, edukim profesional dhe përdorimin e produkteve vendore, shkruan KultPlus.Duke e cilësuar Kosovën si një vend ku rikthehet gjithmonë...