FMN: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në vitet e ardhshme
Kosova pritet të jetë ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë gjatë viteve të ardhshme, sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuara nga Euronews. Sipas FMN-së, ekonomia e Kosovës pritet të rritet me rreth 4 për qind në vit në periudhën afatmesme, duke e renditur vendin ndër ekonomitë evropiane me performancën më të mirë. “Kosova pritet të mbetet një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, pavarësisht madhësisë së saj relativisht të vogël. Rritja ekonomike pritet të afrohet në rreth 4 për qind, e mbështetur nga konsumi i fuqishëm i familjeve, investimet publike, hyrjet financiare nga diaspora dhe fuqia punëtore e re. Zbatimi në kohë i Planit të Ri të Rritjes së Bashkimit Evropian mund të sjellë një shtysë...
Burimi:
kultplus.com