Finalja e madhe e “Eurovision 2026”, Alis Kallaçi përfaqëson Shqipërinë me “Nan”

Finalja e madhe e “Eurovision 2026”, Alis Kallaçi përfaqëson Shqipërinë me “Nan”

Shqipëria në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2026” që zhvillohet këtë mbrëmje në Vjenë. Këngëtari Alis Kallaçi pas performancës me këngën “Nan” në gjysmëfinalen e dytë të kompeticionit europian arriti të kualifikohet mes finalistëve të këtij edicioni. Ndërsa performanca e Kallaçit solli emocione, interpretim vokal të veçantë dhe një atmosferë prekëse artistike, në skenë bashkë me të ishte edhe aktorja Raimonda Bulku, me një rol të veçantë gjatë performancës së këngës “Nan”, duke mishëruar figurën e nënës me një prezencë të ndjerë dhe simbolike. Ndërsa këtë mbrëmje këngëtari Alis Kallaçi përfaqësuesi i Shqipërisë në skenën e “Eurovision 2026” me këngën “Nan”, do të ngjitet i pesti në finalen e madhe. Edicioni i këtij viti përfshiu pjesëmarrjen e 35 shteteve. Mbrëmjen e datës 12...