Filmi i shkurtër “Keep Going” përzgjidhet në edicionin e sivjetmë të DokuFest-it
Filmi i shkurtër kosovar “Keep Going” është përzgjedhur për të qenë pjesë e edicionit të sivjetmë të DokuFest, duke shënuar një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë vendore. Lajmi është bërë i ditur nga ekipi realizues i filmit, i cili ka shprehur kënaqësinë për këtë përzgjedhje dhe ka falënderuar të gjithë aktorët, ekipin artistik e teknik, si dhe mbështetësit që kontribuuan në realizimin e projektit. Në kastin e filmit janë Eli Gashi, Luan Jaha, Adriana Matoshi dhe Era Balaj. Skenari dhe produksioni i filmit janë realizuar nga Valmira Hyseni dhe Zgjim Terziqi, ndërsa drejtori i fotografisë është Almir Gjikolli. Ekipi krijues i “Keep Going” përfshin profesionistë nga fusha të ndryshme të filmit, përfshirë montazhin nga Leart Rama, dizajnin e zërit nga Pellumb Ballata, kolorimin nga...
Burimi:
kultplus.com