Festivali i monodramës “Flasim shqip”, qendra teatrore ‘Naum Shundi’ rikthehet në edicionin e dytë

Festivali i monodramës “Flasim shqip”, qendra teatrore ‘Naum Shundi’ rikthehet në edicionin e dytë

Festivali i Monodramës “Flas Shqip”, organizuar nga Teatri “Zonja e Bujtinës”, qendra teatrore Naum Shundi, rikthehet në edicionin e dytë. Festivali i dedikohet tërësisht dramaturgjisë shqiptare, ashtu sikurse është ideuar nga themeluesi Naun Shundi, që u nda nga jeta një vit më parë. Drejtuesja e festivalit, Raimonda Shundi thotë: “Për mua dhe për ne si teatër, është e trishtë sepse mungon Naun Shundi, por misioni i tij po vazhdon”. “E kujtoj me respekt të madh sepse pikërisht këtu në shtëpinë e tij konkretizoi dashurinë e tij për teatrin. Në këtë festival, kemi artistë të shkëlqyer”, shprehet aktori Bujar Asqeriu. Ndërsa aktorja Raimonda Bulku e përshëndeti festivalin nga Vjena, ku interpretoi në natën finale të Eurovision krah Alis Kallaçit. “Flas Shqip” u çel me monodramën “Dashuri...