Festivali i fëmijëve, Eslin Kurti fiton festivalin dhe shkon në Junior Eurovision 2026

Festivali i fëmijëve, Eslin Kurti fiton festivalin dhe shkon në Junior Eurovision 2026

Shkodra përjetoi një tjetër mbrëmje emocionesh ne finalen e edicionit të 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, zhvilluar në skenën e Teatrit “Migjeni”. Në kategorinë Junior (9-14 vjeç), triumfoi Eslin Kurti me këngën “Kërce me mua”, duke fituar jo vetëm çmimin e parë, por edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2026. Ndërkohë, në kategorinë e të vegjëlve, çmimi i parë iu akordua Ajri Drishtit me këngën “Nuk kam ku luaj”. Organizatorët theksuan se përzgjedhja e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision i ka dhënë festivalit një dimension edhe më të rëndësishëm artistik dhe kombëtar. Për tri net me radhë, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë e ktheu Shkodrën në kryeqendrën e muzikës për fëmijë,...