Festa e Lakrorit në Polenë, tradita korçare që tërheq vizitorë
Tradita, kulinaria dhe mikpritja u bashkuan sërish në Polenë të Korçës, ku u zhvillua Festa e Lakrorit, një aktivitet që prej vitesh mbledh banorë, miq dhe vizitorë të shumtë. Amvisat e Korçës u mblodhën edhe këtë vit për të ruajtur dhe promovuar një prej gatimeve më të njohura të zonës, lakrorin me saç ose lakrorin me dy petë, i cili ishte në qendër të tryezave të festës. Gratë e Polenës dhe të gjithë zonës së Korçës vijojnë ta ruajnë me përkushtim recetën tradicionale të lakrorit, një gatim i kërkuar nga vizitorët gjatë gjithë vitit. Mënyra e veçantë e pjekjes, veçanërisht përdorimi i saçit, është një nga elementët që i jep këtij gatimi shijen karakteristike dhe unike. Festa ka tërhequr edhe turistë nga vende të ndryshme...
Burimi:
kultplus.com