Eurovision 2026/ Shqipëria kërkon finalen e Vjenës, ja si të votoni për Alis me këngën “Nan”
Vëmendja e publikut dhe e diasporës shqiptare është përqendruar te mbrëmja e 14 majit, teksa edicioni jubilar i 70-të i Eurovision Song Contest bëhet gati të ndezë dritat e skenës në Vjenë të Austrisë. Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit nga Alis me këngën “Nan”, me synimin e qartë për të siguruar një biletë për në Finalen e Madhe. Pasi dhuroi emocione të forta duke rrëmbyer çmimin e parë në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH, Alis mban tashmë peshën e përfaqësimit kombëtar. Ai do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e dytë, duke performuar i 13-ti në radhë. Për të mbështetur rrugëtimin e tij drejt finales së 16 majit, votat e publikut shqiptar jashtë kufijve janë vendimtare. Udhëzuesi i votimit, si...
Burimi:
javanews.al