Ernest Hemingway: Ja si e përkufizonte një shkrimtar fituesi i Nobelit
Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Ernest Hemingway, e përshkroi njëherë me fjalë të thjeshta, por të thella, se çfarë do të thotë të jesh shkrimtar. Sipas autorit të disa prej veprave më të rëndësishme të letërsisë botërore, një shkrimtar i vërtetë është ai që arrin t’i bëjë lexuesit ta përjetojnë librin sikur ngjarjet e tij të kenë qenë pjesë e jetës së tyre. “Të gjithë librat e mirë janë të ngjashëm në një gjë: janë më të vërtetë sesa po të kishin ndodhur vërtet. Kur e përfundon leximin e një libri të tillë, ndien se gjithçka që ka ndodhur të përket edhe ty – e mira dhe e keqja, ekstaza, pendimi, trishtimi, njerëzit, vendet dhe madje edhe moti. Nëse arrin t’ua japësh këtë njerëzve,...
Burimi:
kultplus.com