Ekspozita “Shqipëria 1921- Eugène Pittard”, ku fotografia bëhet dëshmi e historisë shqiptare

Ekspozita “Shqipëria 1921- Eugène Pittard”, ku fotografia bëhet dëshmi e historisë shqiptare

Nga Julia Vrapi Shqipëria e vitit 1921 përmes fotografive që pasqyrojnë  jetën e përditshme, qytetet dhe fshatrat shqiptare. Ekspozita “Shqipëria e vitit 1921- Eugène Pittard” solli në qytetin e Korçës një dëshmi të rrallë të Shqipërisë së fillimshekullit XX. Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë u prezantuan imazhe me vlera të veçanta historike dhe dokumentare, ndërsa ekspozita u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të njohur më nga afër historinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve në atë periudhë. Ajo krijon një lidhje mes së kaluarës dhe së tashmes, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë historike të vendit. Ekspozita “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard” kuruar nga Elton Koritari më parë është prezantuar në disa qytete të vendit, por u rikthye sërish për publikun...