Eja të vdesim e dashur

Eja të vdesim e dashur

Poezi nga Xhevahir Spahiu Eja të vdesim, e dashur,shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti,a s’e dëgjove në TV si kryelajm?Eja të vdesim, e dashur,s’ka rëndësi në rron si rob a zot,arkivoli është gati,dy metra vend gjithashtu,makinë e funeralit,kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu.Eja të vdesim, e dashur,ç’na duhet kjo jetë,e rëndësishme është të vdesësh si zotni;mbylle TV-në,të vdesim qysh tani./KultPlus.com