“Efekti Odisea” pushton Favignanën: Filmi i Nolanit i sjell ishullit 250 milionë euro nga turizmi
Ishulli sicilian i Favignana po përjeton të ashtuquajturin efektin “Odisea”: një bum turistësh falë filmit të Christopher Nolan, i cili u xhirua pjesërisht aty, shkruan repubblica.it. Mjafton një skenë filmi për t’i dhënë një sezon ëndrrash ishullit të mrekullueshëm të Favignanas. Perla siciliane e arkipelagut Egadi po përjeton momentin e saj të artë falë të ashtuquajturit “efekti Odisea”. Shumë turistë kanë mbërritur tashmë – dhe shumë të tjerë pritet të vijnë – të tërhequr nga xhirimet e filmit të ri të Christopher Nolan, një prej projekteve më të diskutuara dhe më të vlerësuara të vitit të fundit. Sipas vlerësimeve më të besueshme, gjatë tre viteve të ardhshme ishulli mund të përfitojë mbi 250 milionë euro nga turizmi. Në pesë vite kjo shifër mund të arrijë...
Burimi:
kultplus.com