Edicioni i dytë i Dansemusik Festival në Lungomare Vlorë, për herë të parë DJ Alok

Edicioni i dytë i Dansemusik Festival në Lungomare Vlorë, për herë të parë DJ Alok

Alok, DJ me famë botërore, do të performojë për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e edicionit të dytë të Dansemusik Festival. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se festivali do të zhvillohet më 16 gusht në shëtitoren Lungomare të Vlorës, ku DJ dhe producenti brazilian do të jetë i ftuari special i mbrëmjes. Eventi pritet të sjellë një mbrëmje me muzikë elektronike dhe performanca live, ndërsa hyrja për publikun do të jetë falas. Dansemusik Festival rikthehet këtë vit me edicionin e tij të dytë, duke e shndërruar Lungomaren e Vlorës në një skenë të madhe muzikore, si pjesë e aktiviteteve artistike dhe kulturore të sezonit turistik veror./atsh/KultPlus.com