Edhe zogjtë e pulës shijojnë përkëdheljet e njerëzve

Edhe zogjtë e pulës shijojnë përkëdheljet e njerëzve

Një studim i ri tregon se pulat kanë një botë të pasur emocionale. Zogjtë e pulës e shijojnë praninë e njerëzve, madje edhe përkëdheljet e tyre. Sipas studiuesve të Universitetit të Bristol-it, të publikuar në revistën Animal Welfare, studime të mëparshme kanë treguar se prania e njeriut shpesh ul stresin te kafshët e fermës. Por deri tani nuk ishte e qartë nëse prekja njerëzore perceptohej si diçka e këndshme. Në eksperimentin e studimit, dhjetë pula u ndanë në dy hapësira ku mund të bënin vezë dhe të inkubonin. Kur çelën zogjtë, në njërën hapësirë studiuesit i përkëdhelnin dhe u flisnin me butësi, ndërsa në tjetrën ndihmësit e tyre ishin të pranishëm, por të heshtur dhe neutralë. Sipas studimit, zogjtë e pulës zhvilluan një preferencë për...