Dyshime për një nga statujat më të famshme të Italisë: A është “Luftëtari i Capestranos” një falsifikim i epokës së Musolinit?

Dyshime për një nga statujat më të famshme të Italisë: A është “Luftëtari i Capestranos” një falsifikim i epokës së Musolinit?

Një nga statujat më të njohura arkeologjike të Italisë, “Luftëtari i Capestranos”, mund të jetë në qendër të një prej debateve më të mëdha të trashëgimisë kulturore italiane. Statuja monumentale prej guri gëlqeror, mbi dy metra e lartë, u zbulua në vitin 1934 në një vresht në rajonin e Abrucos dhe prej dekadash konsiderohet një artefakt autentik i shekullit VI para erës sonë, që i përket qytetërimit para-romak të Picenëve. Megjithatë, dokumentaristi, gazetari dhe autori shkencor italian Alessio Consorte pretendon se statuja mund të jetë një falsifikim i krijuar gjatë regjimit fashist të Benito Musolinit, për t’u përdorur si simbol propagandistik i identitetit kombëtar dhe fuqisë ushtarake, përcjell KultPlus. Në dokumentarin e tij të publikuar në vitin 2023, Consorte mbështet pretendimet në një letër të...