Dy fytyrat e Agron Blakçorit
Parajsa Artifaktuale Nga Labinot KelmendiFilozof, 2026 Vendi i ekspozimit është një komponent integral i aktit të të bërit art. Shumë teoricienë të artit e konceptojnë atë jo thjesht si sfond neutral, por si qendrën ku vepra e artit duhet të manifestohet dhe të na shpaloset. Bunkeri i Ulpianës, tashmë i transformuar në qendër arti, nuk është thjesht hapësira ku ekspozohet puna e artistit Agron Blakçori, por vetë vendi [locus-i] ku artikulohet vepra e tij me titullin e drejtpërdrejt : “Skulpturë/Vizatim.” Mbrapa këtij titulli që i cili operon përbrenda regjistrit të fjalës, fshihet një thellësi e ekspresionit artistik. Shkrimtari pionier i modernizmi, Chales Baudelaire na ka ofruar një definim mjaft instruktiv sa i përket të jetuarit në tokë, të cilën ai e quante ‘parajsë artificiale.’ Nëse...
Burimi:
kultplus.com