Dy filma kosovarë në garën kryesore të Sarajevo Film Festival: “DUA” dhe “Shame and Money” me premiera rajonale

Dy filma kosovarë në garën kryesore të Sarajevo Film Festival: “DUA” dhe “Shame and Money” me premiera rajonale

Kinematografia kosovare do të prezantohet me dy produksione të rëndësishme në garën kryesore (Main Competition) të Sarajevo Film Festival, ku filmat “DUA” i regjisores Blerta Basholli dhe “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina do të kenë premierat e tyre rajonale. Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, duke e vlerësuar këtë përzgjedhje si një tjetër arritje të rëndësishme për filmin kosovar në skenën ndërkombëtare. Filmi “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, pas premierës së tij botërore në La Semaine de la Critique në Festivalin e Filmit në Cannes, vazhdon rrugëtimin festivalor me përzgjedhjen në një prej festivaleve më prestigjioze të Evropës Juglindore. I cilësuar si një dramë coming-of-age, “DUA” zhvillohet në Kosovën e viteve ’90 dhe është frymëzuar nga...