Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndarë entuziazmin e saj në prag të nisjes së Sunny Hill Festival, duke u shprehur se mezi pret të ngjitet në skenë para publikut në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja tha se vizitoi mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë nga afër përgatitjet e fundit dhe vlerësoi punën e familjes së saj dhe të gjithë ekipit që kanë bërë të mundur organizimin e festivalit. “Jemi rikthyer! Nuk mund ta besoj se do ta nisim edicionin e shtatë të Sunny Hill Festival. Vizitova mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë gjithçka para se të nisë sot dhe jam jashtëzakonisht e emocionuar. Ndihem shumë krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin për gjithçka që kanë bërë për...
Burimi:
kultplus.com