Drama e Jeton Nezirajt përfaqëson Kosovën në Festivalin e Avignonit në Francë

Drama e Jeton Nezirajt përfaqëson Kosovën në Festivalin e Avignonit në Francë

Drama “Aventurat e familjes Bosch në Unmikistan” e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj do të prezantohet më 9 korrik 2026 në kuadër të Festivalit të Avignonit në Francë, si pjesë e përmbledhjes në gjuhën angleze “EIGHT PLAYS. Drama of Smaller European Languages”. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Sipas njoftimit, vepra e Nezirajt, fituese e çmimit kombëtar “Katerina Josipi 2024”, përfaqëson Teatrin Kombëtar të Kosovës në projektin “DoSEL – Drama e Gjuhëve më të Vogla Evropiane”. Drama është përkthyer nga shqipja në anglisht nga Alexandra Channer. Përmbledhja është rezultat i bashkëpunimit mes tetë institucioneve kulturore evropiane dhe synon të rrisë dukshmërinë ndërkombëtare të dramaturgjisë së krijuar në gjuhët më të vogla të Evropës, duke krijuar mundësi të reja për përkthim, lexim, produksion...