DokuFest sjell sot “CINE BREAK”, rekomandimet e regjisorit Eneos Çarka

DokuFest sjell sot “CINE BREAK”, rekomandimet e regjisorit Eneos Çarka

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, vijon sot programin e edicionit të 25-të në Prizren, me një tjetër ditë të mbushur me filma dhe aktivitete kinematografike. Edicioni jubilar i festivalit zhvillohet nga 7 deri më 15 gusht 2026. Në fokusin e rubrikës së sotme “CINE BREAK” janë dy rekomandime filmike të regjisorit Eneos Çarka, i cili këtë vit është pjesë e jurisë së programit Balkan Dox. Çarka është regjisor dhe studiues, ndërsa veprat e tij janë prezantuar në festivale dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare. DokuFest i fton të pranishmit që, krahas këtyre dy sugjerimeve, të eksplorojnë edhe programin e gjerë të edicionit të sivjetmë, i cili përfshin 104 filma në tetë kategori konkurruese, së bashku me programe të tjera filmike dhe aktivitete...