Dita e gjashtë e Etno Fest sjell muzikë, teatër dhe traditë në Kukaj
Dita e gjashtë e edicionit të këtij viti të Etno Fest vijoi në shenjën e temës “Kujtesa”, duke sjellë në hapësirat e festivalit një program të ndërthurur me muzikë, teatër dhe elemente të trashëgimisë kulturore. Mbrëmja u hap me performancën e Etno Ansamblit “Vullkani i Istogut” nga Istogu, i cili solli në skenë këngë, valle dhe motive të traditës së kësaj treve. Me një performancë dinamike, ansambli krijoi atmosferë festive dhe rikujtoi rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të trashëgimisë kulturore ndër breza, përcjell KultPlus. Programi muzikor vijoi me një koncert të interpretuar nga Blerim Grubi, Nita Grubi dhe Arjana Kuriu Grubi. Interpretimi i tyre solli një atmosferë të veçantë, të karakterizuar nga emocionet dhe ndjeshmëria artistike, duke pasuruar programin e natës. Në qendër të mbrëmjes...
Burimi:
kultplus.com