Diplomatët e huaj vizitë në muzeun “Marubi”,njihen nga afër me arkivin e pasur dhe ekspozitën “Gjon Mili:Retrospektivë”

Diplomatët e huaj vizitë në muzeun “Marubi”,njihen nga afër me arkivin e pasur dhe ekspozitën “Gjon Mili:Retrospektivë”

Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri  vizitoi muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër, në një aktivitet të dedikuar njohjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit. Të shoqëruar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si dhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, të ftuarit u njohën nga afër me pasurinë e jashtëzakonshme të arkivit “Marubi”, si dhe me ekspozitën më të fundit të hapur, atë të fotografit shqiptaro-amerikan Gjon Mili. Muzeu shprehet se gjatë kësaj vizite, diplomatët patën mundësinë të eksplorojnë koleksionet unike fotografike, të cilat pasqyrojnë jetën, traditat dhe zhvillimet shoqërore ndër dekada, duke e kthyer muzeun në një urë lidhëse mes së shkuarës dhe së tashmes. “Kjo vizitë përbën një...