“Dimri i fundit”, filmi artistik shqiptar i vitit 1976, në proces restaurimi

“Dimri i fundit”, filmi artistik shqiptar i vitit 1976, në proces restaurimi

Nga Julia Vrapi Filmi “Dimri i fundit”, një nga veprat e rëndësishme të kinematografisë shqiptare, po i nënshtrohet procesit të restaurimit. Puna po zhvillohet në studion e restaurimit të AQSHF-së nga specialistët me qëllim ruajtjen dhe rikthimin e cilësisë së kësaj vepre të trashëgimisë filmike shqiptare. “Dimri i fundit” është një film artistik shqiptar i vitit 1976, me regji nga Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e re”. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit thekson se restaurimi i filmave shqiptarë është pjesë e punës për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë filmike kombëtare. “Një tjetër gur i çmuar i kinematografisë shqiptare po rikthehet në jetë. Ka nisur procesi i restaurimit të filmit ikonik “Dimri i fundit”, punë e kujdesshme që po realizohet në studion...