Humbja e parakohshme e Hayden Panettiere rikthen alarmin, pse yjet fëmijë bien pre e varësisë në Hollivud?

Humbja e parakohshme e Hayden Panettiere rikthen alarmin, pse yjet fëmijë bien pre e varësisë në Hollivud?

Ndarja nga jeta e aktores Hayden Panettiere në moshën 36-vjeçare ka rikthyer vëmendjen publike te presionet e jashtëzakonshme, aksesi i pakufizuar te substancat e ndaluara dhe traumat psikologjike që shoqërojnë fëmijët që rriten nën dritat e prozhektorëve të Hollivudit. Panettiere, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht që në adoleshencë me rolin e saj në serialin “Heroes”, pati zbuluar në kujtimet e saj të publikuara pak para vdekjes se takimi i saj i parë me barnat stimuluese ndodhi në moshën 16-vjeçare, kur asaj i u dha një pilulë për të përballuar lodhjen gjatë një eventi në tapetin e kuq. Përvojat e tilla nuk janë të izoluara. Ekspertët e mjekësisë dhe rehabilitimit theksojnë se fëmijët aktorë ekspozohen ndaj realiteteve të të rriturve në një fazë kritike...