Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror
Prof. Dr. Skënder Asani, kryetar i Qendrës për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore, zhvilloi sot një takim pune me z. Andrew Kovtun, këshilltar politik, dhe z. Adrian Ismaili, analist politik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, konstruktive dhe bashkëpunuese, ku u diskutuan një sërë temash me interes të përbashkët që lidhen me zhvillimet shoqërore, kulturore dhe demokratike në vend. Vëmendje e veçantë iu kushtua konceptit të ndërtimit të një shoqërie parandaluese, të mbështetur në dialogun ndërkulturor dhe forcimin e mekanizmave që promovojnë stabilitetin dhe kohezionin shoqëror. Gjatë diskutimeve u theksua edhe rëndësia e ruajtjes, studimit dhe promovimit të trashëgimisë shpirtërore e kulturore si një vlerë universale që shërben si urë komunikimi ndërmjet kulturave dhe...
Burimi:
javanews.al