Deputetja shqiptare kundërshton konsullatën serbe në Shkodër
Deputetja që u largua nga Partia Socialiste e Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka reaguar kundër mundësisë së hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke paralajmëruar protesta kundër kësaj nisme. Në një reagim publik, Koçeku deklaroi se kjo çështje nuk do të kalojë lehtë dhe se qytetarët e Shkodrës pritet të protestojnë të dielën kundër hapjes së konsullatës. Ajo kritikoi institucionet shqiptare, duke thënë se deri më tani kanë dhënë vetëm “sqarime të turbullta” për këtë çështje dhe se po përpiqen ta shmangin debatin./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com