Debati mbi Muzeun Arkeologjik, Zhupa kundër muzeut në parkim, Gonxhja thotë se MTKS i është referuar praktikave…
Nga Julia Vrapi Muzeu i ri Arkeologjik nëntokësor, që pritet të ndërtohet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ka ngritur shqetësime për ekspozimin e artefakteve. Specialistët dhe publiku kanë vënë në dyshim nëse një mjedis i tillë mund të ofrojë kushtet e duhura teknike për ruajtjen dhe prezantimin dinjitoz të gjetjeve arkeologjike. Debati mbi projektin vijoi në Kuvend, ku u trajtuan shqetësimet e ekspertëve dhe pyetjet e deputetëve. Vendimi për ndërtimin e muzeut arkeologjik nëntokësor në Tiranë, ishte në qendër të debatit që përfshiu ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja dhe Ina Zhupën deputete e Partisë Demokratike, në seancën parlamentare të së enjtes. Deputetja Zhupa kërkoi nga ministri Gonxhja të sqaronte cili model ndërkombëtar është marrë si referencë për konceptimin e një kati...
Burimi:
sot.com.al