“Dance OFF 2026” kthen Rrogozhinën në skenën e madhe të kërcimit rinor

“Dance OFF 2026” kthen Rrogozhinën në skenën e madhe të kërcimit rinor

Mbi 100 të rinj kërcimtarë, nxënës nga gjimnaze të ndryshme përfaqësues të tetë qyteteve kryesore të Shqipërisë- Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Lushnjë, Elbasan, Rrogozhinë dhe Librazhd u bënë pjesë e një prej aktiviteteve më energjike dhe frymëzuese të vitit, kompeticionit kombëtar të kërcimit “Dance OFF”, i zhvilluar në Pallatin e Kulturës në Rrogozhinë. Për një ditë, skena u kthye në një hapësirë ku talenti, pasioni dhe kreativiteti i të rinjve morën jetë përmes performancave plot energji, emocione dhe profesionalizëm. Sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit që ka ndarë dhe foto në rrjete sociale, me këtë aktivitet u krijua një atmosferë unike artistike. “Grupet pjesëmarrëse sollën stile të ndryshme kërcimi, duke krijuar një atmosferë unike artistike dhe duke dëshmuar potencialin e jashtëzakonshëm që rinia shqiptare...