“Composers Night” kushtuar krijimtarisë së re shqiptare, veprat e gjashtë autorëve pjesë e mbrëmjes muzikore
Nga Julia Vrapi Një mbrëmje muzikore në Tiranë , që ka në qendër krijimtarinë e re të muzikës shqiptare. Këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit zhvillohet “Composers Night”. Një mbrëmje kushtuar krijimtarisë së re shqiptare, ku talenti dhe imagjinata e studentëve të Degës së Kompozicionit të Universitetit të Arteve marrin jetë në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Këtë mbrëmje qershori, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë vepra origjinale të kompozuara nga studentët Rei Kita, Fabio Jaupaj, Niko Boci, Justinian Kissi, Erind Bajo dhe Ditmir Mati. Sipas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë një mbrëmje muzikore, që sjell për publikun tingujt e freskët të muzikës shqiptare. “Një mbrëmje që sjell në skenë tingujt e freskët...
Burimi:
sot.com.al