CNN: ‘Super-Toka’ 49 vite dritë larg, zbulohen shenja të një atmosfere rreth një planeti që mund të jetë i banueshëm

CNN: ‘Super-Toka’ 49 vite dritë larg, zbulohen shenja të një atmosfere rreth një planeti që mund të jetë i banueshëm

Shkencëtarët kanë zbuluar prova të reja, që sugjerojnë se një planet jashtë Sistemit Diellor mund të ketë ruajtur një atmosferë, një zbulim që mund të ndihmojë në kërkimin e botëve potencialisht të banueshme, sipas CNN. Planeti “LHS 1140 b”, i vendosur rreth 49 vite dritë larg Tokës, është një nga kandidatët më interesantë për studimin e kushteve, që mund të lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm. Studimi u drejtua nga Collin Cherubim, shkencëtar planetar, në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar studiuesish nga institucione të ndryshme kërkimore, dhe rezultatet u publikuan në revistën shkencore “Science” më 16 korrik. Planeti “Super-Tokë” në zonën e banueshme “LHS 1140 b” u zbulua në vitin 2017 dhe klasifikohet si një super-Tokë, pra një planet shkëmbor më i madh dhe më...