Christopher Nolan zbulon momentin që e bindi të realizojë “Odisean”
Christopher Nolan ka zbuluar se vendimi për të sjellë në ekran filmin “Odisea” nuk erdhi vetëm nga dëshira për të ekranizuar veprën epike të Homerit, por edhe nga një përvojë personale me qenin e tij, Charlie. Në një intervistë për BBC Radio 1, regjisori rrëfeu se skena ku Odiseu ribashkohet me qenin e tij besnik, Argosin, ishte momenti që e preku më thellë gjatë leximit të poemës. Në epos, Argosi e pret për vite të tëra kthimin e të zotit dhe, sapo e sheh sërish, mbyll sytë përgjithmonë. “Unë nuk jam rritur me qen. Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, na luteshin vazhdimisht të merrnim një, por nuk e bëmë kurrë. Vetëm pasi ata shkuan në universitet morëm Charlie-n, dhe ende janë pak të...
Burimi:
kultplus.com