Bogujevci priti organizatorët e “Xhade Fest”, festivali në Preshevë nis edicionin e katërt

Bogujevci priti organizatorët e “Xhade Fest”, festivali në Preshevë nis edicionin e katërt

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi Krasniqi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “LIVRIT” nga Presheva, Ajxhan Esatin dhe Art Veliun, organizatorë të festivalit “Xhade Fest”. Gjatë takimit u diskutua për edicionin e sivjetmë të festivalit dhe përgatitjet për organizimin e tij. “Xhade Fest”, i cili organizohet tash e katër vite në Preshevë, sjell artistë nga rajoni përmes muzikës, shfaqjeve teatrale, punëtorive dhe paneleve, duke krijuar një hapësirë për promovimin e artit, kulturës dhe bashkëpunimit kulturor. Ministrja Bogujevci vlerësoi angazhimin e organizatorëve në zhvillimin e një ngjarjeje që përmes kulturës i jep zë skenës artistike të Preshevës dhe krijon ura lidhëse mes artistëve dhe komuniteteve të rajonit. Edicioni i sivjetmë i “Xhade Fest” ka nisur sot në Preshevë dhe...