Biseda letrare, kinema, punëtori dhe muzikë elektronike në Vila 31 x Art Explora
Këtë korrik, Vila 31 x Art Explora transformohet sërish në një hapësirë takimesh, shkëmbimesh dhe krijimtarie. Programi i muajit sjell biseda, projeksione filmash, performanca dhe punëtori për fëmijë, ndërsa nga data 17- 19, Art Explora fton në Studiot e Hapura, për të hyrë në hapësirat e artistëve rezidentë, për të njohur punën e tyre nga afër dhe për të zbuluar historitë pas veprave. Pas bisedës me shkrimtarin në rezidencë Roberto Ferrucci, dhe projektit “Authors meet Authors II”, kuruar nga Blerina Hankollari, sot në Vila 31 x Art Explora u zhvillua punëtoria për fëmijë “Forma dhe Struktura në Kolazh”, drejtuar nga Valentina Balli, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve. Java do të mbyllet me performancën “Homayun”, (12 korrik) një projekt i muzikës elektronike live nga...
Burimi:
kultplus.com