Birçe Hasko, aktori dhe pedagogu që la gjurmë në artin shqiptar
Aktori Birçe Hasko, një nga emrat më të spikatur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Familjarë, akademikë dhe përfaqësues të artit shqiptar i dhanë këtë të diel lamtumirën e fundit aktorit të njohur. Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, u zhvilluan homazhet në nder të tij, ku dhjetëra qytetarë, kolegë dhe miq u përkulën me respekt para figurës së një prej emrave më të spikatur të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Regjisori Kiço Londo u shpreh se me ndarjen e tij nga jeta, arti shqiptar humbi një nga emblemat e tij. “Kam pasur fatin që ta kem pedagog në Akademinë e Arteve. Është një ikje e trishtueshme. Kemi humbur një emblemë të artit shqiptar, një...
Burimi:
sot.com.al