Biblioteka Kombëtare ruan një hartë të vitit 1655  me Trojën dhe Itakën, vende të lidhura me rrëfimin e Homerit

Biblioteka Kombëtare ruan një hartë të vitit 1655 me Trojën dhe Itakën, vende të lidhura me rrëfimin e Homerit

Një hartë e vitit 1655, pjesë e koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, na kujton se rrëfimi i Odisesë së Homerit nuk ka jetuar vetëm në letërsi, por është kërkuar, imagjinuar dhe vendosur edhe mbi hartat e botës. Biblioteka Kombëtare shprehet se përpara se Christopher Nolan ta rikthente Odisenë në vëmendjen e botës, njerëzimi e kërkonte prej shekujsh në harta. “Mes debateve dhe pritshmërive mbi adaptimin më të ri kinematografik të Odisesë së Homerit, kjo hartë e vitit 1655, pjesë e koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë , na kujton se miti nuk ka jetuar vetëm në letërsi. Ai është kërkuar, imagjinuar dhe vendosur edhe mbi hartat e botës. Në këtë Mesdhe të shekullit XVII, brigjet e Evropës takohen me ato të Azisë së Vogël...