Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë dokumentare e kulturore shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Përmes kësaj marrëveshjeje do të zhvillohen projekte të përbashkëta, ekspozita, konferenca, botime shkencore dhe nisma digjitale, me synim forcimin e lidhjeve mes institucioneve shqiptare dhe komuniteteve tona në diasporë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, pritet të intensifikohet edhe ndërveprimi me ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës, duke krijuar mundësi të reja për promovimin e kulturës, historisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare. Ky bashkëpunim synon të krijojë ura të reja komunikimi dhe të promovojë historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare përtej kufijve, duke e bërë trashëgiminë tonë...
Burimi:
kultplus.com