Bebe Rexha ndan fotografi të rralla nga dasma e prindërve, ndërsa një traditë shqiptare bëhet temë diskutimi mes fansave

Bebe Rexha ndan fotografi të rralla nga dasma e prindërve, ndërsa një traditë shqiptare bëhet temë diskutimi mes fansave

Bebe Rexha ka rikthyer vëmendjen te rrënjët e saj shqiptare, duke publikuar disa fotografi të rralla nga albumi familjar, të realizuara në ditën e martesës së prindërve të saj, Flamur dhe Bukurije Rexha. Këngëtarja shqiptaro-amerikane i ndau imazhet me ndjekësit në platformën X, duke i shoqëruar me një përshkrim të thjeshtë: “Dasma e prindërve të mi shqiptarë.” Mjaftuan vetëm këto fjalë që postimi të tërhiqte mijëra reagime dhe komente nga fansa të shumtë në vende të ndryshme të botës. My Albanian parents wedding pic.twitter.com/D0MSa9x7Lf— Bebe Rexha (@BebeRexha) July 5, 2026 Megjithatë, ajo që ngjalli më shumë kureshtje nuk ishin vetë fotografitë, por shprehja serioze e nënës së artistes gjatë ceremonisë. Shumë ndjekës, të panjohur me traditat shqiptare të dasmave, pyetën nëse ajo ishte e lumtur...