Bebe Rexha mahnit publikun në Filadelfia me një paraqitje plot stil dhe energji
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë koncertit të mbajtur në Filadelfia, Pensilvani. Artistja 36-vjeçare u ngjit në skenë me një stil të guximshëm, e veshur me geta në formë rrjete dhe një bluzë të kuqe, duke reflektuar edhe një herë identitetin e saj të veçantë artistik dhe prezencën energjike që e karakterizon. Me flokët e saj të shkurtër biondë, të cilët lidhen edhe me titullin e albumit të saj më të ri, “Dirty Blonde”, Bebe Rexha dhuroi një performancë dinamike, duke interpretuar para fansave që e pritën me entuziazëm. Koncerti në Filadelfia është pjesë e angazhimeve të shumta të artistes në kuadër të promovimit të albumit “Dirty Blonde”, i publikuar më 12 qershor, i cili është...
Burimi:
kultplus.com